Kontrabandë ilaçesh në Tiranë, përfundon në pranga administratori dhe punonjësja e farmacisë

Kontrabandë ilaçesh në Tiranë, përfundon në pranga administratori dhe punonjësja e farmacisë

Administratori i një farmacie dhe një punonjëse e tij janë arrestuar sot pasi akuzohen për kontrabandë produktesh farmaceutike. Gjithashtu, në kërkim është shpallur drejtuesja teknike e farmacisë.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘’Medikamenti’’ janë vënë në pranga Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (administrator farmacie); E.P., 29 vjeç, banues në Tiranë (punonjëse farmacie), si u shpall në kërkim dhe A.P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (drejtuese teknike e farmacisë).

Policia bëri të ditur se shtetasit e mësipërm tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë, në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit” .

Sektori per Krimin Ekonomik dhe Financiar sekuestroi  520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy