
Prokurorja e Tiranës, Eranda Laze, motra e ish-deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, është shkarkuar nga detyra, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Sipas KPA-së pretendimi i Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK është i drejtë, pasi prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj nuk mund të vërtetojnë burimet financiare të ligjshme për disa këste bankare për blerjen e një apartamenti në vlerën 40 mijë.
Në vendim theksohet gjithashtu se Kolegji ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes cash, për arsye të mosvërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit nga avokatia.
Sipas KPA-së, për këto të ardhura nuk u provua shlyerja e detyrimeve tatimore.



