Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

Një aksident fatal ka ndodhur sot rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës. 

 

Raportohet se një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar.

 

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy