Pesë plumba pas një sherri në bar, arrestohet shqiptari

Pesë plumba pas një sherri në bar, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është ndaluar në Itali, me akuzën e plagosjes së një tjetër shtetasi të huaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës para një bari në Cornigliano, Genova.

Shqiptari i armatosur me një pistoletë të kalibrit të vogël ka qëlluar pesë herë në drejtim të një senegalezi, duke e plagosur me një prej plumbave.

Policia po heton në dy pista: atë të larjes së hesapeve për llogari të shpërndarjes së drogës dhe asaj të një sherri të rastit të ndodhur në barin ku sengalezi po luante kumar.

Mes tij dhe dy shqiptarëve ka pasur një sherr pasditen e djeshme. Por disa orë më pas, njëri prej shqiptarëve u kthye në të njëjtin vend dhe e qëlloi shtetasin senegalez në trotuarin para barit, raporton ANSA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy