Pas neutralizmit të 45-vjeçarit Josif Kavaja, Policia ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesën e tij. Sipas informacioneve të policisë, në banesën e Kavajës janë gjetur 30 granata, eksploziv, një arkë me fishekë dhe një kallashnikov.
Josif Kavaja u arrestua orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA, pas disa orësh negociatash për t’u vetëdorëzuar.
Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri, ku Kavaja mbeti i plagosur në këmbë. Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike. Sipas bluzave të bardha, 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia u vu në ndjekje të Josif Kavajës prej orës 16:00 të datës 24 dhjetor, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë. Këta të fundit kishin shkuar të kontrollonin banesën e tij, pasi kishte pasur denoncime të banorëve se qëllonte me armë.



