Atentati me 4 viktima, Zhabina: Shkodra në rrugë pa kthim me grupet kriminale, duhet ndërhyrë për sigurinë

Atentati me 4 viktima, Zhabina: Shkodra në rrugë pa kthim me grupet kriminale, duhet ndërhyrë për sigurinë

Gazetari Xhevair Zhabina në ‘MCN Live’ ka komentuar ngjarjen kriminale të ndodhur në Shkodër ku mbetën të vrarë 4 persona, dy prej tyre kalimtarë të rastit.

Ai tha se ngjarja ishte e paralajmëruar pasi një prej viktimave vetëm pak ditë më parë ishte kërcënuar, ndërsa theksoi se atentati ishte i mirëorganizuar pasi ishte një ngjarje e organizuar prej muajit prill.

Sipas tij, kjo ngjarje tregoi se grupet kriminale nuk do ë ndalen prandaj duhet ndërhyrë për sigurinë e Shkodrës pasi në të kundërt shumë shpejt aty mund të kemi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale si kjo.

Hamza Lici një nga viktimat tashmë dihet se kush është dhe çfarë është dhe përplasjet e vazhdueshme që ata kanë pasur në Shkodër me grupin kriminal të e Bajrave. Megjithatë nga hetimi i deritanishëm që prokuroria e Shkodrës ka kryer kam përshtypjen se nuk mund ta lidhim me prova me konfliktin e famshëm që ndodh në Shkodër, por duket që është një ngjarje e paralajmëruar pasi një nga viktimat, 32 vjeçari Bushati është kërcënuar dhe ai ka bërë një kallëzim në policinë e Shkodrës dhe dyshonte se ishte bërë një tentativë për ta eliminuar.

Kemi parë se reagimi i policisë nuk ka qenë ai që pritej dhe kam përshtypjen se ngjarje të tilla janë të vështira për tu parandaluar dhe nuk mendoj se një organizim i tillë mund të parandalohej nga policia e Shkodrës pasi nëse e marrim të mirëqenë mënyrën se si është organizuara në 17 prill 2024 që është grabitur makina në Durrës që u përdor për krimin ata kanë pasur mundësi dhe kohë ta organizojnë shumë mirë ngjarjen dhe nga mënyra e organizmit dhe provat e lëna në vendngjarje mendoj se do jetë e vështirë për grupin hetimor pavarësisht se ka shpallur në kërkim dy persona për ti marrë në pyetje pasi deri tani nuk është se ata lidhen me prova shkencore me këtë ngjarje.

Më tej ai shtoi se atentati është kryer shumë shpejt, makina është djegur shumë shpejt prandaj mendoj se do jetë e vështirë për policinë që ta lidhë me prova.

Disa detaje që të bëjnë përshtypje nga dita e ngjarjes është se atë ditë në zonën  ku është kryer atentati s’ka pasur energji elektrike dhe kjo do të thotë se një pjesë e pamjeve mund të mos jenë siguruar. Policia këtë duhet të sqaroj që filmimet e kamerave ruhen nga bizneset apo diku tjetër.

Mendoj se Shkodra ka ardhur në një pikë ko policisë dhe autoriteteve u duhet të ndërhyjnë patjetër dhe vendoset siguria njëherë e përgjithmonë pasi grupet kriminale nuk kanë për tu ndalur kjo ngjarje e fundit e vërtetoi këtë. Shkodra ehte në grup pa kthim sa i takon grupeve kriminale dhe policia e prokuroria duhet ti vënë në kontroll me një hetim proaktiv, nëse kjo nuk ndodh atëherë Shkodra shumë shpejt mund të na prodhojë një ngjarje po kaq të rëndë sa kjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy