Me heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohen tre të rinj në Elbasan

Me heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohen tre të rinj në Elbasan

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kapën me një sasi heroine dhe kokaine.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 36 vjeç, E. C., 26 vjeç dhe D. S., 26 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Golf", më të cilin po udhëtonin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. C., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy