Policia reagon për arratisjen e Pulës, Kruja në shtetrrethim

Policia reagon për arratisjen e Pulës, Kruja në shtetrrethim

Policia ka reaguar për arratisjen e 21-vjeçarit Edison Pula të vënë në pranga gjatë ditës së sotme si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas Policisë, vetëm 9 orë pas arrestimit 21-vjeçari, duke përfituar nga pakujdesia e dy policëve në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës ka kapërcyer murin rrethues dhe është larguar.

Pula ishte ndaluar sot në kuadër të operacionit “Shënjestra” ku u arrestuan në flagrancë dy persona, u ndaluan 7 të tjerë, ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër.

Policia ka rrethuar dhe po kreh të gjithë zonën përreth me qëllim kapjen e të arratisurit.

Ndërkohë, mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat po verifikon shkeljen e rregullave të Shërbimit nga Punonjësit e Policisë që kanë qenë me detyrë për shoqërimin e Edison Pulës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy