
Një 58-vjeçare nga Korça është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj në rrugën “Miço Shkodrani” në këtë qytet, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjehërshme. Ende nuk dihen arsyet e këtij akti tragjik.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



