I dënuar në Itali për emigracion të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 33-vjeçari

I dënuar në Itali për emigracion të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 33-vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas policisë, operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Akuza për të cilën shtetasi Majerdi Meko është dënuar në Itali, është “Emigracion i paligjshëm”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec”, njoftoi policia.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy