Shmangu detyrimet fiskale/ Arrestohet biznesmeni i shpallur në kërkim

Shmangu detyrimet fiskale/ Arrestohet biznesmeni i shpallur në kërkim

Në vijim të zbatimit të planit të masave kundër informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vijuar operacioni policor i koduar “Informaliteti” nga ku u bë i mundur arrestimi i shtetasit Agron Xibraku.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë në mungesë vendimin arrest me burg për Xibrakun.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy