
Një valixhe e braktisur në trotuar ka shkaktuar alarm në rrugën “Bardhok Biba” mbrëmjen e së hënës, kur kalimtarët vërejtën objektin dhe njoftuan policinë.
Shërbimet e Policisë mbërritën shpejt në vendngjarje dhe rrethuan zonën, ndërsa forcat xheniere kryen kontrollin e nevojshëm. Pas hapjes së valixhes, rezultoi se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, Salla operative është njoftuar për një valixhe të dyshimtë të lënë në trotuar në rrugën “Bardhok Biba”. Shërbimet e Policisë rrethuan menjëherë vendin dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, u konstatuan vegla ndërtimi brenda saj.
Hetimet e mëtejshme dhe pamjet filmike treguan se valixhja ishte thjesht harruar nga disa punonjës ndërtimi dhe nuk përbënte rrezik për qytetarët.



