Mbi 16 mijë dollarë dhe 2 mijë € të padeklaruara në Rinas/ Procedohet penalisht 37-vjeçari nga Egjipti

Mbi 16 mijë dollarë dhe 2 mijë € të padeklaruara në Rinas/ Procedohet penalisht 37-vjeçari nga Egjipti

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë identifikuar një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të të hollave, në pikën e kalimit kufitar.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasin nga Egjipti, H. A. iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro, para të cilat tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Egjipt.

Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy