Shisnin lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona në Durrës

Shisnin lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor antidrogë me çrast ka arrestuar shtetasit Henri Karaj dhe Rexhino Lazaj. Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve në fushën e narkotikëve, Policia e Durrësit ka siguruar informacion nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, nga dy shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit. Si rezultat i këtyre informacioneve të provuara nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit H. K., 25 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. K. siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, nga shtetasi R. L., në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjithashtu, 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 900 euro dhe 90 000 lekë lekë të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy