
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, në Tiranë, u trajtua në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.
Gazetari Sokol Bregu lidhur me rastin dhe sigurinë e ulët në Shqipëri tha se jeta këtu nuk vlen përveçse 20 qindarka.
Është një ndër intervistat më të rralla që kam dëgjuar. Babai i Martinit ka një kërkesë shumë qytetare, një njeri pa mllef, pa vetëgjyqësi, një ndër intervistat më të veçanta pas kësaj ngjarje kaq dramatike.
Ajo që më mbeti në mendje është ajo që tha se erdhi për të ndërtuar jetën e tij në Shqipëri, për t’i rritur fëmijët këtu, në këtë vend.
Ky vend është një vend jashtë kontrollit, jashtë sigurisë. Këtu është ajo fjalia: jeta kushton 20 qindarka. I dhashë një vlerë për të mos e bërë zero.



