Tenton të korruptojë policin në Kakavijë, për të dalë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria/ Procedohet i riu

Tenton të korruptojë policin në Kakavijë, për të dalë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria/ Procedohet i riu

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të dalë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria, pasi ishte kthyer deportiv nga pala greke, procedohet penalisht 30-vjeçari.      

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, i kanë kërkuar shtetasit S. D., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi S. D., e ka dorëzuar pasaportën me një kartëmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt, duke qenë se shtetasi S. D. ishte kthyer deportiv nga Policia Kufitare e Greqisë.    

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy