
Në kohën kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nga ngjarja e 21 Janarit, ku mbetet të vrarë në bulevard katër qytetarë, vrasja e njërit prej tyre, Aleks Nikës ka mbetur pa autor.
Kjo ka bërë që familjarët e viktimës, t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilët kanë paditur shtetin shqiptar që sipas tyre nuk ka bërë hetimet e duhura për zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se Gjykata ndërkombëtare ka marrë shqyrtimin e padisë dhe tashmë është nisur drejt institucioneve shqiptare kërkesa e Strasburgut.
Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar i ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.



