Tërmeti në Turqi/ Trupat shqiptare përmbyllin misionin e kërkim-shpëtimit

Tërmeti në Turqi/ Trupat shqiptare përmbyllin misionin e kërkim-shpëtimit

Tre skuadrat shqiptare, të përbëra nga 85 trupa, mes të cilëve efektivë të Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile dhe ekipeve shëndetësore, e kanë përmbyllur misionin e tyre në Turqi, në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i 6 shkurtit.

Pas 11 ditësh pune intensive, ata janë përcjellë nga homologët turq, por edhe qytetarët e thjeshtë, duke u falënderuar për shërbimin, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi.

Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë!

Ekipet shqiptare kanë qenë të vendosura kryesisht në zonën e Malatayas, në koordinim edhe me emergjencat turke, për të maksimizuar mundësinë e suksesit të operacioneve.

Po ashtu, një shumë paraprake prej 1 milion dollarësh, është dhënë nga Shqipëria si donacion për Turqinë, e cila pret edhe një konferencë donatorësh të mbajtur nga vendet e Bashkimit Evropian, për të mbledhur të tjera fonde për rindërtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy