Aksident në aksin Burrel-Klos: Kamioni përplaset me veturën, disa të plagosur

Aksident në aksin Burrel-Klos: Kamioni përplaset me veturën, disa të plagosur

Një aksident u shënua të marten në mëngjes në aksin rrugor Burrel-Klos.

Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një autoveturë në fshatin Zall-Shoshaj, duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Pak kohë më parë në këtë urë përpak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për t’ju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy