Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ku 29-vjeçari Demokrat Medinaj goditi për vdekje me thikë Irvana Medinaj.
Burimet në vendin e ngjarjes thanë se autori është nip i “Ben Qimes”, i njohur në trafikun e kokainës si jashtë dhe brenda vendit.
Policia po kryen kontrolle për kapjen e autorit të vrasjes, ndërsa efektivë të shumtë qëndrojnë në banesën e çiftit duke kryer veprime hetimore.
Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa vijon të jetë në arrati. Po ashtu, mësohet se autori dhe viktima 28-vjeçare, kanë së bashku dy fëmijë të mitur.



