Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, ku shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



