Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Prrenjasit është dërguar pa shenja jete shtetasi G. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Rodokal i Sipërm, Pogradec.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se 47-vjeçari, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



