“Bllako dhe Koka dalin dhe drekojnë”/ Karamuço: Do kishte procedime. Masa për disa gardianë

“Bllako dhe Koka dalin dhe drekojnë”/ Karamuço: Do kishte procedime. Masa për disa gardianë

Ervin Karamuço, pedagogu i kriminalistikës, komenton denoncimet se grupi i sigurisë në paraburgimin e Durrësit është kthyer në shërbëtorë të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, duke lejuar dy personazhet të dalin dhe drekojnë për orë të tëra në restorante me elementë kriminalë.

Lidhur me këta të dënuar, ai i quajti pako, për të cilët ka procedurë të jashtëzakonshme shënohet dhe në dush kur shkon dhe gjithë shërbimit 8 orarësh që ka gjithë personeli i sigurisë.

Të mendohet të kaloj 4 filtra, dy të sigurisë së brendshme dhe dy të jashtme, është shumë e vështirë. Janë disa kamera, ka dhe të fshehta, jo të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve e dinë.

Nuk e dinë ku janë kamera, janë në përdorim nga ana e SHKB së Burgjeve dhe që s’i di vetë burgu. Janë kamera që filmojnë gjëra të sigurisë në institucion.

Çdo pamje filmike e burgjeve në Republikën e Shqipërisë, monitorohet dhe vjen në sistem qendror. Në çdo moment Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, shtyp komandën dhe i del çdo ambient.

Këto aludimet kanë dalë hëngri drekë, hëngri darkë, do verifikuar se ka një barrierë aq të madhe për ta bërë këtë aq të lehtë, jo deri marrja e lirisë së përkohshme për qëllime luksi.

Po të kishin dalë këta do kishte procedime. Masa disiplinore është pse s’kanë qenë në vendin e punës.

Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani deklaroi se informacionet ishin në kuadër të një informacioni sekret, ku pas marrjes së tij, janë bërë verifikime por nuk rezulton të ketë një procedim.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe është duke u diskutuar që dy të pandehurit Alqi Bllako dhe Lefter Koka të lëvizen nga ato qeli burgu për të shmangur çdo aludim dhe përshtypje të gabuar.

Ajo që ka ndodhur është se ka a pasur masa disiplinore për disa gardianë. Ka pasur kërkesë që një informacion i tillë të mbetet e paverifikuar, SPAK ka mbyllur gojën.

Por deri tani në SPAK nuk flitet që njerëz të policisë të kenë shkuar në burg dhe kenë të tërhequr pamjet filmike. Përballë fakteve askush nuk mundtë mbyllë sot.

Pamjet filmike nuk u bënë publike dhe na u servirën vetëm foto të punonjësve që drekojnë etj., etj.

Dimë se kemi shumë pak material nëse ekziston apo jo, por s’kemi asgjë në dorë dhe kur kemi shkuar tek këta individë na kanë thënë se janë në presion dhe s’mund të na japin informacion sepse rrezikojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy