
Një 17-vjeçar në Sarandë i cili goditi me thikë një bashkëmoshatar, është vënë në prangat e policisë.
Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga reagimi i uniformave blu, autori i dyshuar u kap dhe shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



