Protesta për rritjen e çmimeve para kryeministrisë, në kërkim 4 persona

Protesta për rritjen e çmimeve para kryeministrisë, në kërkim 4 persona

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori protestën e pasdites së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër rritjes së çmimeve dhe ka proceduar katër persona.

Burime policore bëjnë me dije se po punojnë për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi akuzohen se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Sipas policisë, personat në fjalë, të cilët janë shpallur në kërkim janë pjesëmarrës dhe organizatorë.

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy