
Një aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në Mirditë.
Burime policore bëjnë me dije se një mjet tip "Benz", në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".



