
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni i koduar “The Weekend Surprise”, ka vënë në pranga një person ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët, të cilët shisnin kokainë në ish-Bllok, Komunën e Parisit dhe Tirana e re.
Në pranga e bluve të kryeqytetit ka rënë Fatjon Veseli, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Drejtim automjeti në gjendje të dehur. Po ashtu 44 vjecarit gjatë një kontrolli në banesë i është gjetur një motor pa targa, i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi i vjedhur.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 201 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, motor dhe aparat celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të 44 vjecarit Veseli, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



