Shpërndanin kanabis në lagjet e Kavajës, dy të rinj kapen dhe me armë të ftohta

Shpërndanin kanabis në lagjet e Kavajës, dy të rinj kapen dhe me armë të ftohta

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi shisnin doza kanabisi, në lagje të ndryshme të Kavajës, si dhe mbanin armë të ftohta.

Në vijim të punës së përditshme të policisë, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, punë e cila kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, goditën një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike kanabis sativa, në lagje të ndryshme të këtij qyteti.

Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit Suad Krasniqi, 20 vjeç dhe Andreja Uxhi, 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Dy të rinjtë u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike kanabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me dy armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy