
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë. Një 34-vjeçar u arrestua në Roskovec pasi dhunoi një tjetër person për motive të dobëta.
Ndërsa një 44-vjeçar me banim në Vidhisht, u arrestua për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
NJOFTIMI
L. A., 34 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka dhunuar fizikisht shtetasin B. Ç., 53 vjeç, për motive të dobëta;
F. K., 44 vjeç, banues në Vidhisht, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



