Nis Vetingu në Policinë e Shtetit/ Konfirmohet në detyrë kreu i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj

Nis Vetingu në Policinë e Shtetit/ Konfirmohet në detyrë kreu i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj

Nisin sot seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar në kuadër të procesit të vetingut për pjesëtarët e Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit është një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi.

Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. 

Për këtë qëllim, do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve.

Ndërkohë në ditën e parë të procesit të Vetingut, drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka kaluar me sukses procesin e vetingut dhe ka marrë konfirmimin për të vazhduar karrierën dhe detyrën në Policinë e Shtetit.

Zyrtari i lartë i kësaj organizate, është kontrolluar në 3 shtylla: pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure. Pas analizës së të dhënave, rezultoi se Sula i plotëson kriteret.

Edmond Sulaj është emëruar në krye të Policisë së Shkodrës dy muaj më parë, duke zëvendësuar në këtë post kolegun tjetër Ervin Hodaj.

Procesi i rivlerësimit të figurës së kreut të Policisë së Shkodrës u zhvillua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me trupën e vlerësimit Arben Sefaj kryesues, Denisa Sina relatore dhe Suela Bulku anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy