
Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa janë regjistruar 1 mijë e 84 raste me Covid për 24-orë në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga testimi i 2 mijë e 811 mostrave të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 406 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 4 mijë e 902.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 293 persona.



