Tentoi të vidhte në një banesë në Korçë, arrestohet 49-vjeçari që ishte në "arrest shtëpie"

Tentoi të vidhte në një banesë në Korçë, arrestohet 49-vjeçari që ishte në "arrest shtëpie"

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte në një banesë, ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

 

Sipas Policisë, ngjarja u zbulua pas kallëzimit të pronarit të një banese në fshatin Goskovë, i cili denoncoi një tentativë për vjedhje. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë organizuan veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Si rezultat i hetimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë.

 

Nga verifikimet rezultoi se 49-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 

Gjithashtu, Policia konstatoi se ai kishte drejtuar automjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë, "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy