Delegacionet nga Kosova dhe Serbia me konferencë të përbashkët në Kizhevak ku u gjetën mbetje mortore

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia me konferencë të përbashkët në Kizhevak ku u gjetën mbetje mortore

Delegacioni i Kosovës dhe i Serbise ditën e nesërme do të mbajnë një konferencë për shtyp në Kizhevak të Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e Kryeministrit Hoti me anë të një njoftimi për mediat.

Ende nuk është e ditur se cila do të jetë çështja e komunikimt të dy delegacioneve. Konferenca do të nis në orën 10:00 ku nga delegacioni kosovar do të flasë Ibrahim Makolli ndërsa nga ai serb, Veljko Odalovic.

“Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media,” thuhet në deklaratën e zyrës së Kryeministrisë.

Në rajonin e Kizhevak-ut pak kohë më parë janë gjetur disa mbetje mortore, që dyshohet se janë familje shqiptare dhe kosovare të vrara nga serbët gjatë luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy