Kishte fshehur 71 mijë Euro në makinë, arrestohet nga policia në Kakavijë

Kishte fshehur 71 mijë Euro në makinë, arrestohet nga policia në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht dy persona, pasi njëri u gjet teksa lëvizte me makinë luksoze të vjedhur dhe tjetrit iu gjetën të fshehura 70900 euro.

Mësohet se është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit Renault, me drejtues shtetasin E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.

Gjithashtu u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale 'Trafikim i mjeteve motorike' dhe 'Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi' dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy