
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ku një 35-vjeçare në kushte të depresionit është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit bashkë me fëmijën e porsalindur.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



