Pranga dy të rinjve në Gjirokastër, kapen duke transportuar 11 klandestinë

Pranga dy të rinjve në Gjirokastër, kapen duke transportuar 11 klandestinë

Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Road Guard 17”, ka vënë në pranga dy persona duke transportuar 11 emigrantë nga vendet e treta.

Në bazë të informacioneve policore u bë organizimi i operacionit, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, shtetasit Xh. S. dhe B. A., duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy