Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli 18-vjeçarin Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në konfliktin e çastit, ku mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Gjykata gjithashtu dha masën e sigurisë arrest me burg edhe për dy miqtë e tij Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi të cilët janë ende në arrati.



