
Në Kosovë sot janë regjistruar 11 raste pozitive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.531. MSH-ja njofton se duke përfshirë 1.336 testimet e fundit, në total janë testuar për COVID-19 697.843 persona.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.894 pacientë, derisa kanë vdekur 2.264.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 99.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



