U mbyt në Durrës në muajin shkurt teksa peshkonte, gjendet në Kroaci trupi i Aurel Ndonit

U mbyt në Durrës në muajin shkurt teksa peshkonte, gjendet në Kroaci trupi i Aurel Ndonit

Trupi i një 40-vjeçari i mbytur para dy muajsh në zonën e Porto Romanos dhe i zhdukur është gjetur në brigjet e Kroacisë.

Bëhet fjalë për trupin e Aurel Ndonit, i cili u mbyt në muajin shkurt, kur po peshkonte në Porto Romano me të vëllain.

Trupi ishte nxjerrë nga deti në brigjet kroate pak kohë më parë dhe ishte në morg, i paidentifikuar.

I vëllai së bashku me dajën kanë shkuar në Kroaci për të bërë identifikimin dhe për ta sjellë trupin në atdhe.

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin e lindjes, në Grabjan të Lushnjës.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy