
Një aksident i pesëfishtë është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem te Kurbinit.
Burime bëjnë me dije se pesë automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit dhe është dërguar për ndihme mjekësore në spital.
Sipas raportimeve, njëri prej drejtuesve është me kombësi maqedonase. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes po heton shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.



