KPK shkarkon prokuroren e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi

KPK shkarkon prokuroren e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Rozeta Qirjaqin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë, pasi nuk plotësoi kriterin e justifikimit të pasurisë dhe atë të integritetit profesional.

KPK njoftoi të mërkurën shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit të Korçës Rozeta Qirjaqi.

Trupi i kryesuar nga Etleda Çiftja, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli anëtare vendosi shkarkimin e prokurores, pasi gjatë hetimit u konstatua deklarim i pamjaftueshëm i pasurisë.

Në seancën dëgjimore të 30 qershorit Qirjaqit, e cila u hetua në të tre kriteret, iu vunë në dukje disa probleme të pasurisë.

Kryesisht ajo u ndëshkua nga mungesa e dokumentacionit të të ardhurave të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999, rreth 7.7 milion lekë.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës.

Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore në Apelin e Korçës, detyrë që e kryente deri së fundmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy