Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi me 12 vite burg Astrit Avdylin, pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Shijakut, i cili zhvillonte aktivitetin në trafikun e drogës.
Pas rigjykimit të çështjes, Avdyli u shpall fajtor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.
Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani) u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ky vendim rikonfirmohet pas atij të dhënë në shkurt të vitit 2022 po me të njëjtën masë dënimi, por nga rikthimi i çështjes për gjykim nga Apeli, Avdyli u ridënua të mërkurën po me 12 vite burg.



