Policia pezullon nëntë patenta për shpejtësi: Drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është vrastar

Policia pezullon nëntë patenta për shpejtësi: Drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është vrastar

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle gjatë natës në aksin Sauk-TEG duke evidentuar një sërë shkeljesh. Sipas policisë, për katër orë janë pezulluar 9 patenta për shpejtësi tej normave, që varionte deri në 162 km/h dhe 12 gjoba.

Policia shkruan se drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar dhe bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore.

Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy