Ishte dënuar për shitje kokaine dhe kanabisi, në pranga 33-vjeçari

Ishte dënuar për shitje kokaine dhe kanabisi, në pranga 33-vjeçari

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. 

Lokalizohet në Sharrë, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat,u lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.

Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy