
Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Uniformat blu bëjnë me dije se tre drejtuesit e arrestuar për shkak të gjendjes së tyre të dehur janë përfshirë në aksidente të ndryshme.
Burime policore bëjnë mendije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Z. Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, pasi në aksin rrugor Maminas-Manëz, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip “Lifan”, ka humbur kontrollin dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi Sh. Gj., i cili pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.
B. S., 48 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Sukth-Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
M. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri Lalëzit-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu, policia ka vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.
Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijon intensivisht puna në rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.



