Atentati ndaj Zamir Kalemit/ Policia ofron 15 mijë € shpërblim kush jep informacion për autorët

Atentati ndaj Zamir Kalemit/ Policia ofron 15 mijë € shpërblim kush jep informacion për autorët

Policia ka ofruar 15 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit nga Zamir Kalemit, mbrëmjen e 12 janarit te nënkalimi i Selitës në Tiranë.

Uniformat blu kanë vënë në dispozicion numrin e kontaktit +355694111546 për qytetarët që mund të kenë të dhëna për autorët, ndërsa garanton anonimatin e çdo telefonuesi.

Policia njofton se nga analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyrjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.

Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Nga analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.

Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.

Zamir Kalemi është personazh i njohur për policinë. Në vitin 2020 Zamir Kalemi u arrestua për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Atentati i i mbrëmjes së kaluar ndaj Zamir Kalemit dyshohet të jetë vijim i sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe biznesmenit Edmond Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy