45-vjeçari arrestohet pasi dhunon gruan, dy të tjerë për aktivitet me lojëra fati

45-vjeçari arrestohet pasi dhunon gruan, dy të tjerë për aktivitet me lojëra fati

Një 45-vjeçar në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojteje.

Poashtu dy persona janë arrestuar nga policia për ushtrimin e aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Të arrestuar janë K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç.

Në raportimin 24 orësh të policisë, njoftohet edhe për disa persona tjerë të arrestuar për vjedhje, organizim lojërash të paligjshme fati, si dhe drejtim të mjetit pa leje.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 20.06.2021, shtetasi A. P., 41 vjeç, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me grusht, si dhe i ka dëmtuar xhamin e mjetit. Punohet për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy