Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Balldre të Lezhës.
Sipas korrespondentit të MCN në Lezhë, bëhet fjalë për një viktimë në lidhje me ngjarjen.
Raportohet se viktima i idnetifikuar si Romario Brunga është gjetur i pajetë në brendësi të një automjeti në Balldre të Lezhës.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të panjohura, ndërkohë që Policia po zhvillon hetime.



