Konflikti në Lezhë përfundon me një të plagosur, një person në kërkim

Konflikti në Lezhë përfundon me një të plagosur, një person në kërkim

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme, si pasojë e një konflikti të ndodhur në Lezhë.

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Lezhë, dhe është larguar me automjet, nga vendngjarja.

44-vjeçari po merr asistencë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle intensive për të kapur shtetasin G. S..

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy