Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të premten në qytetin e Laçit.
Policia thotë se është plagosur shtetasi me inicialet Z.M., banues në Markatomaj, Lezhë, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje.
Është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



